Humanisti, Halil Kastrati, është aq i njohur për punën e tij në bamirësi, sa që i dihet shumë pak prezantim. Në këtë intervistë për InDoks ai flet për shtim të aktivitetit të shoqatës së tij “Jetimët e Ballkanit” në gjitha trojet ku ka shqiptar.
“Po ka pasur shumë më shumë aktivitet duke pasur parasysh situatën që populli ishte I pa përgatitur kemi pas kërkesa prej shumë familje që nuk kanë qenë as në regjistrin e nevojtarëve, paniku megjiatë në aktivitetet e tjera është trefish 300 shujta tash i kemi 1000 edhe në Janjevë të Lipjanit i kemi 1200, pra puna është trefishu. Po me pako ushqimore nëse flasim në Kosovë janë 7000 fmailje e në trojet shqiptarë janë 80 mijë familjet janë 2500 familje në Maqedonin e Veriut, 300 janë në Luginë, në Mal të Zi 300 dhe 300 Shqipëri”, ka thënë Kastrati.
Kastrati, pos shtimit të ndihmave për te prekurit nga pandemia, që janë detyruar të izolohen, nuk e ka ndalur as aktivitetin me ofrimin e strehimit për të varfëritë. Edhe pse dihet që klasa politike në vend për dy dekada ka bërë fare pak për shtresën e varfër, e që si pasojë e mos-veprimit të tyre është dashur edhe të krijohen shoqatat e nismat e bamirësisë, ai refuzon që të flasë për politikë.
“Nëse flasim për nivel lokal kemi memorandum me gjithë partitë dhe Komunat në Kosovës nëse flasim në qendër jo nuk na kanë thirr, nuk kemi bashkëpunuar. Ne mundohemi me kry punën tonë pa ja vnu përgjegjsinë kerkujt hiç e pa thon se ky e ka pas detyrë na ka lënë neve. Na jemi për një shtet të fortë e të mirë, gjithë jemi për me pas unitet, hiç me larg i merr ‘Jetimat e Ballkanit’, musliman e katolik, fetar e ateistë gjithë partitë, LVV, PDK, LDK, AAK, AKR, NISMA, janë anëtarë te Jetimat e Ballkanit por kur dojnë me kriju një unitet e kjo është kauze, puna që po bëjmë”, ka shtuar Kastrati.