Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë pagesat e faturave për mbeturina ose në të kundërtën kjo kompani do të përballet me probleme financiare të papërballueshme.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, “Pastrimi”, ka bërë me dije se nëse këto fatura nuk paguhen, kompania do t ballafaqohet probleme të mëdha financiare e që do të pamundësojnë kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.
“Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te mbeturinave, në mënyre që ne t’a kemi më lehtë kryerjen e shërbimin te mbeturinave në këtë kohe pandemie, ose ne te kundërten ne do të kemi shpenzime te mëdha dhe do të jetë e pa përballueshme për kompaninë kostoja e shpenzimeve operative që është e domosdoshme ne kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë, qe nga rasti i I-rë me Covid 19 në Kosovë ka përfillur gjitha vendimët e Qeverisë se Republikës se Kosovës. Në këto vendime ështe paraparë edhe pezullimi apo shtyerja e gjitha pagesave duke përfshirë këtu edhe pezullimin e fatures se mbeturinave, pavarsisht faktit qe Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë nuk u përfshi në pakot emergjente te Qeverise se Republikes se Kosovës.
Duke pasur parasysh qe Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë është kompani publike me vetëfinancfim, që nënkupton qe të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet përmes inkasantëve, mos pagesa e faturave te mbeturinave gjatë periudhës se pandemisë ka dëmtuar financiarisht buxhetin e kompanisë duke vështirësuar kryerjen e shërbimit.
Prandaj, me lehtësimin e masave te lëvizjes se qytetarëve nga sot me dt. 04.05.2020 bëjmë thirrje publike për gjithë klientëve e Kompanisë “Pastrimi”, të kryejnë pagesat e tyre te faturave te mbeturinave ose në te kundërtën do të kemi probleme financiare te pa përballueshme.
Dhe, si rezultat i kësaj, nëse këto fatura nuk paguhen, kompania jonë do te ballafaqohet probleme të mëdha financiare e që do të pamundësojnë kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.
Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te mbeturinave, në mënyre që ne t’a kemi më lehtë kryerjen e shërbimin te mbeturinave në këtë kohe pandemie, ose ne te kundërten ne do të kemi shpenzime te mëdha dhe do të jetë e pa përballueshme për kompaninë kostoja e shpenzimeve operative që është e domosdoshme ne kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.
Ndryshe, Kompania “Pastrimi”, gjatë gjithë kohes se pandemise ka kryer shërbimin e largimit te mbeturinave gjatë 24 orëve duke mos u ndalur asnjëherë te vetme dhe duke qenë çdo here te rrezikuar nga Covid 19.