Fjalë Kyçe

Ngjarje tragjike: Bie nga banesa e tij, humb jetën 21-vjeçari

Ngjarje tragjike: Bie nga banesa e tij, humb jetën 21-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në orët e vona, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz.

Mësohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.