Fjalë Kyçe

Punëtori bie nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë

Punëtori bie nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë

Një person ka rënë dje nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë.

I njëjti, sipas raportit të Policisë, ka rënë gjatë kohës sa ishte duke punuar, shkruan lajmi.net.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar.