Fjalë Kyçe

Borë në mes të pranverës, “zbardhë” jo vetem vendet malore por dhe këtë qytet të Kosovës

Borë në mes të pranverës, “zbardhë” jo vetem vendet malore por dhe këtë qytet të Kosovës

Pas ditëve të bukura me diell, sot me 6 maj në Komunën e Dragashit janë rikthyer reshjet e borës.
Reshjet kanë filluar me intensitet mjaft të shtuar gjatë orëve të pasdites dhe po vazhdojnë.
Në disa fshatra të ndryshme të trevës së Opojës në Komunën e Dragashit tashmë duket se toka ka filluar të zbardhet.
Reshjet e borës në viset malore të Kosovës nuk janë të pazakonta as në këtë kohë.
Pavarësisht bukurisë që ka sjellë bora, për bujqit e kësaj ane mbetet shqetësuese dëmi që mund të shkaktojë kjo borë në kulturat bujqësore.