Fjalë Kyçe

Shërbimet publike vazhdojnë punën në legalizimin e ndërtimeve pa leje!

Shërbimet publike vazhdojnë punën në legalizimin e ndërtimeve pa leje!

Në një postim në faqen e USAID-it të Programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë është konfirmuar se pavarësisht rrethanave të pandemisë, sektori publik në Kosovë po vazhdon përkushtimin e tij për të punuar për qytetarët, pra duke pranuar dhe trajtuar aplikacionet për legalizimin e ndërtimeve pa leje!

Grupi Koordinues për Legalizimin është një ndër këto institucione që po përpiqet t’i adresojë pyetjet dhe t’i ndihmojë komunat të zbatojnë procesin e legalizimit.

Bashkëpunimi i fortë midis autoriteteve qendrore dhe lokale vazhdon të zgjidhë çështjet e hasura dhe mundëson që legalizimi komunal të lëvizë me sukses në mënyrë që qytetarët t’i regjistrojnë ndërtesat e tyre në Kadastër dhe në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme.

Shërbimet publike janë duke punuar andaj qyetarët mund të aplikojnë për legalizimin e ndërtimit të tyre!