Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar dje letër Zëvendës Presidentit Amerikan, Pence.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se në këtë letër, Kurti iu është ankuar Pence se presidenti Hashim Thaçi ka plane për shkëmbim territoresh dhe për këtë “nuk e ka informuar mirë Grenellin”, duke aluduar se SHBA-të nuk i dinë këto plane që ai pretendon të jenë.
Lidhur me letrën e Kurtit dërguar zv.presidentit amerikan, sot është pyetur presidenti Thaçi, i cili nuk ka dashur fort të merret me letrën në fjalë, duke thënë se SHBA e njeh realitetin në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Sa i përket letrave që i theksuat, unë nuk jam duke i lexuar, nuk jam duke i përcjellur, nuk i kam pasur në duart e mia, por është i lirë t’i shkruaj kujt të do, çka të do, por nuk e kam ndërmend të mirrem me ato letra, SHBA-të e njohin realitetin në Kosov, SHBA-të e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë”, ka deklaruar Thaçi.