Flamur Maloku, profesor i letërsisë, i cili i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje para zgjedhjeve të 6 tetorit, ka deklaruar dorëheqjen nga ky subjekt politik. Ai nuk ka treguar në letrën e tij arsyet e vërteta të dorëheqjes dhe nuk ka treguar nëse ka pakënaqësi me subjektin ku ka aderuar.
Njoftimi i plotë:
Deklaratë
Miq e dashamirë,
Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.
Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!.
Duke mos u penduar asnjëherë për punën që bëj dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për përkrahjen në çdo kohë, dëshiroj të theksoj se do të vazhdoj të punoj pareshtur dhe të merrem njëkohësisht me studimet e profesionit tim.
Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!
Me nderime,
Flamur Malokuol