Fjalë Kyçe

Plagoset një person me armë zjarri në Ferizaj

Plagoset një person me armë zjarri në Ferizaj

Një incident kriminal ka ndodhur në Ferizaj. Një person u plagos me automatik para dy ditëve, ndërsa policia e ka raportuar rastin sot.

Policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një AK/ 47 me dy copë fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.