Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić gjatë ditës së sotme në një deklaratë për media ka thënë se Republika e Kosovës do të fitoj pavarësinë në të gjithë territorin, transmeton indeksOnline.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për statusin e ardhshëm të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “Kosova, për keqardhjen e tij të madhe, do të fitojë pavarësinë në të gjithë territorin, por jo përmes fajit të tij”.
Vuçiq njihet shpesh për deklarata kundërthënëse. Siç dihet ai është angazhuar kohët e fundit për të shkëputur një pjesë të Kosovës në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, me arsyetimin se të gjitha palët duhet të dalin fituese dhe jo vetëm njëra palë.