Fjalë Kyçe

Albin Kurti del për të bërë pazar, blenë vetëm prodhime vendore

Albin Kurti del për të bërë pazar, blenë vetëm prodhime vendore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka dalë për të bërë treg.
Ai ka blerë perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe, të gjitha prodhime vendore.
Kurti thotë se ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.
I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre.