Fjalë Kyçe

Nuk ka rrezik për shëndetin e Kryeministrit, personi që pati kontakt rezulton negativ

Nuk ka rrezik për shëndetin e Kryeministrit, personi që pati kontakt rezulton negativ

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të dalë nga vetizolimi. Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që Kurti të vetizolohej sot, ka rezultuar negativ.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Sot janë vetizoluar të dy kabinetet, ai i Qeverisë në detyrë dhe i Ministrisë së Integrimeve.

“Rastet e tilla si sot, duhet të na ftojnë për vëmendje, përkujdesje dhe në zbatimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ekspertëve mjekësorë”, ka thënë Kryeziu.