Fjalë Kyçe

Xhevdet Pozhari vendos të largohet nga Ministria e Shëndetësisë

Xhevdet Pozhari vendos të largohet nga Ministria e Shëndetësisë

Xhevdet Pozhari ka vendosur të braktisë pozitën e tij si zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë. Këtë e ka bërë të ditur në një postim në faqen e tij në Facebook. Ai i ishte bashkuar ekipit të ministrit Arben Vitija para shpërthimit të pandemisë, dhe ka njoftuar se tani do t’i kthehet profesionit të gazetarit. Ai nuk ka dhënë arsyet e këtij largimi, pork a fjalë të mira për ministrin Vitia dhe ekipin e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nga kjo javë i rikthehem gazetarisë, intervistave, profesionit tim.

Puna në Ministrinë e Shëndetësisë ishte përvojë e jashtëzakonshme që në këtë situatë pandemie ta jap kontributin tim sado të vogël për t’ju informuar drejtë nga një pozitë ku zinte fill beteja jonë e përbashkët për shëndetin publik.

Faleminderit përzemërsisht krejt kolegëve gazetarë për përkrahjen dhe vullnetin e tyre në mbrojtje të interesit të përgjithshëm. Ju shpëtuat shumë jetë duke i informuar njerzit për rrezikun.

Faleminderit Benit që ma besoi një përgjegjësi, mbi të gjitha humane, që përmes informimit t’ua lehtësojmë sadopak njerëzve barrën në këtë periudhë të turbullt, jo veç për ne, por tashmë për gjithë botën. Nga zemra, sinqerisht e them, është njeri me vyrtyte të larta. Një humanist i lindur.

Dhe, faleminderit krejt kabinetit të ministrit me të cilët punuam pa pushim, njohja me të cilët më bëri jo veç profesionist, por edhe njeri më të mirë.