Fjalë Kyçe

Nëse marrëveshja me Serbinë shkon në OKB, do të jetë katastrofale për Kosovën

Nëse marrëveshja me Serbinë shkon në OKB, do të jetë katastrofale për Kosovën

Mundësia që situata mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit është duke u parë shqetësuese në vend.

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike thotë se nuk duhet të ndryshohet mënyra e deritanishme e bisedimeve. Sipas tij, në Këshillin e Sigurimit do të mund të diskutohej vetëm shfuqizimi i Rezolutës 1244, raporton KOHA.

Në anën tjetër, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thonë se përfshirja e Rusisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të lejohet.

Diskutimet lidhur me përfshirjen e Këshillit të Sigurimit në procesin e dialogut, i sheh të papërgjegjshme edhe ish-deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami.

Për këtë çështje KOHA ka pyetur edhe në Zyrën e emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Në pyetjet për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedimet mes dy shteteve dhe definimit të zgjidhjes në Këshillin e Sigurimit, zëdhënësi Richard Grenell ka thënë se “të gjithë janë të mirëseardhur të kontribuojnë me ide që do të ndihmojnë në arritjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Serbi dhe Kosovë”.

Lidhur me këtë çështje, KOHA ka pyetur edhe Bashkimin Evropian, por nuk ka marrë përgjigje.