Edhe 8 raste me koornavirus janë konfirmuar në vendin tonë, 2 prej tyre nga Vushtrria.
Këto dy raste janë të së njëjta familje, kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Sylejman Meholli, përcjell lajmi.net.
Sic ka njoftuar drejtori, këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë.
Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.
Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.
Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin.