Një mjet i dyshimtë është evidentuar tek kazerma ushtarake “Adem Jashari”, në dalje të kryeqytetit.
Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bëhet fjalë për një veturë të dyshuar, shkruan Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar për Reporterin, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila konfirmon se informata ka ardhur rreth orës 12:00.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet shpërthyes në atë zonë. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njesitet e nevojshme policore. Rruga për qarkullim do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimeve nga njesitet kompetente.
Ndërkohë, njësite të specializuara janë parë në vendin e dyshimtë, dhe po merren me një veturë të parkuar para hyrjes së kazermës, zonë kjo ku ndalohet ndalja.