Fjalë Kyçe

Ka një defekt të furnizimit me energji elektrike, ja cilat janë zonat e prekura

Ka një defekt të furnizimit me energji elektrike, ja cilat janë zonat e prekura

Si pasojë e një prishje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në nivelin 35kV të Nënstacioni 110/35/10 kV “Ferizaj 4”, KEDS njofton se konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Zonat e prekura nga ky defekt janë Ferizaji, Shtërpca dhe Kaçaniku, përcjellë Klan Kosova.

Ekipet e KEDS janë mobilizuar menjëherë për lokalizimin dhe identifikimin e prishjes dhe tashmë janë duke punuar për ta sanuar atë në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

Konsumatorët e afektuar nga kjo prishje do të mbahen të informuar në vazhdimësi deri në rregullimin e defektit thuhet nga KEDS.