Fjalë Kyçe

Thaçi: As politika e as shoqëria civile të mos i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: As politika e as shoqëria civile të mos i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Hashim Thaci në konferencën për media ka thënë se askush nuk duhet të bëjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, përderisa ky institucion po e trajton cështjen e mandatimit të Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.

Thaci ka thënë në konferencën e thirrur për media se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretimin e tij për kandidatin për kryeministër.

Ai tutje kërkon që askush të mos i bëjë presion Kushtetueses.

“E theksoj sot se qenësore për demokracinë në Kosovë që GjK të punojë e pavarur, pa presione nga cilado palë, qoftë nga politika, shoqëria civile apo bashkësia ndërkombëtare. Askush nuk mund t’i bllokojë institucionet e vendit”, ka thënë Thaci.