Fjalë Kyçe

Nga 10 pacientë me koronavirus në QKUK, tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Nga 10 pacientë me koronavirus në QKUK, tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 10 persona me COVID-19.

Sipas raportit të QKUK-së për ditën e sotme thuhet se shtatë raste janë në gjendje stabile, tre janë në gjendje më të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse dy prej tyre janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

Gjithashtu u bë e ditur se nga Klinika Infektive sot do të lirohen pesë raste, raporton Indeksonline.

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19,  ku numri i të infektuarve është 985, 736 të shëruar dhe 29 viktima.