Fjalë Kyçe

Kultivim i bimëve narkotike në malet e Gjilanit

Kultivim i bimëve narkotike në malet e Gjilanit

Një territor malor në fshatin Perlepnic të Gjilanit është mbushur me bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Këto bimë të mbjellura janë shkatërruar gjatë ditës së djeshme.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, nga ku nuk bëhet e ditur se kush është personi që qëndron pas kultivimit të këtyre narkotikëve.

Tutje njoftohet se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Perlepnic, Gjilan 17.05.2020 – 10:30.  Raportohet se në një  territor malor  janë  gjetur dhe shkatërruar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.