Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur rreth përfshirjes së Rusisë në dialogun me Serbinë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është dakorduar që më 4 qersh do të mbahet një seancë plenare ku pritet të diskutohet votimi i komisionit hetimor për menaxhimin e situatës së pandemisë, raporton lajmi.net.
Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur rreth përfshirjes së mundshme të Rusisë në dialogun me Serbinë.
Osmani ka thënë se Rusia është përjashtuar nga ky forma nga OKB-ja qysh në vitin 2010.
Osmani po ashtu ka deklaruar se përfshirja e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi nuk është aspak i nevojshëm dhe se sipas saj, Bashkimi Evropian duhet ta shoh që Serbia dhe Rusia nuk e kanë qëllimin e tyre paqen në Ballkanin Perëndimor.
“Në vitin 2010 kur OKB ka vendosur se si të procedohet në dialogun Kosovë-Serbi ka përjashtuar një format që të marrë pjesë Rusia të marrë pjesë, siç ka qenë “formati i Trojkës”,. Nuk e shoh aspak të nevojshme e aq më pak si ndihmosh përfshirjen e Rusisë në këtë mes. Megjithatë BE-ja e ka rolin vet dhe SHBA-ja duhet të jetë ë përfshirë në këtë proces… Rusia deri sot e ka dëshmuar se qëllimi saj i vetëm në Ballkan është deztabiliteti i rajonit dhe jo të sjell paqe. Për fat të keq Serbia me sy rrinë kah BE-ja, por kokën, mendjen, shpirtin e trupin e ka nga Rusia. BE-ja duhet të bindet që as Rusia e as Serbia nuk e kanë për synim paqen dhe stabilitetin e rajonit. Akterët të cilët sjellin destabilitet në rajon, nuk kanë çka i vyejnë BE-së dhe këtij procesi”, deklaroi Osmani.