Fjalë Kyçe

Në Tiranë nisin protestat mastive kundër Qeverisë Rama

Në Tiranë nisin protestat mastive kundër Qeverisë Rama

Ka nisur të mbahet protesta në Tiranë për të kundërshtuar rrënimin e Teatrit Kombëtar. Me mbishkrime “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” dhe pankarta tjera që kundërshtojnë rrënimin e teatrit, dhjetëra qytetarë ia janë bashkuar protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

E njëjta njoftohet se po mbështetet edhe nga opozita. Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar. Ndërsa mësohet se protesta do të monitorohet nga rreth 1000 efektivë policie.

Nga sheshi i protestës në bulevardin Dëshmorët e kombit, ka folur edhe aktori Mehdi Malka.

“Rroftë Teatri. Këtu fillimisht doli banda, pastaj anti-kontrabanda, pastaj anti-anti-kontrabanda dhe këto duhet të zhduket të gjitha. që këto të zhduken duhet vendosur demokracia. Duhet diktaturë e ligjit, qysh nga kryeministri deri te qytetarët. Unë ju duam shumë. Më keni mbytur me dashurinë që më keni falur.”

Me zërin e ngjirur, por i fuqishëm për të vazhduar kauzën, aktori Neritan Liçaj tha se pushteti që rrëzoi Teatrin Kombëtar tentoi të vrasë shpresën. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së tyre.

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, regjisori Robert Budina në fillim të protestës për shembjen e Teatrit u shpreh mëngjesin e shembjes së Teatrit kombëtar, policia sulmuar artistët dhe qytetarët. Budina shtoi se shembja e Teatrit ka nisur kur ka pasur njerëz dhe polici brenda, duke rrezikuar jetën e tyre. Protestës i është bashkuar edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkaq presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, sipas të cilit, është bërë në mënyrë të paligjshme, ndërsa u ka bërë thirrje Aleancës, si organizuese e protestës, që “të mos i përgjigjen dhunës me dhunë”.