Rrebeshet lokale kanë filluar në Kosovë dhe vende-vende janë të shoqëruara edhe me breshër. Rebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të zgjerohen gjatë orëve të ardhshme në shumë pjesë tjera të Republikës së Kosovës.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft jostabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive.
Pasnesër do të mbajë mot më i ftohtë. Priten vranësira dhe reshje shiu. mund të ketë edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e premta na pret mot i freskët por pa reshje. Do të ketë alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell