Fjalë Kyçe

Breshri shkakton dëme të mëdha në shumë komuna të Kosovës

Breshri shkakton dëme të mëdha në shumë komuna të Kosovës

Dëme të mëdha ka shkaktuar breshri në komuna të ndryshme të Kosovës gjatë së martës. Kështu, banorët dhe fermerët e fshatrave Zborc, Carralevë dhe Pjetërshticë të Shtimes, kanë treguar për KOHËN se janë dëmtuar me dhjetëra-mijëra euro.

Pos dëmeve në bujqësi, nga breshri kanë pësuar edhe shtëpitë e banimit dhe veturat. Po ashtu, dëme të mëdha në bujqësi janë shkaktuar edhe në fshatin Zborc të Shtimes.

Të dëmtuarit gjatë së mërkurës janë vizituar edhe nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili u zotua se këto familje do të mbështeten nga niveli lokal dhe ai qendror.

Ekipet komunale nga departamenti i emergjencës, departamenti i ekonomisë dhe ai i bujqësisë janë duke bërë identifikimin e saktë të dëmeve, ndërkohë që gjatë ditëve në vazhdim do ta dërgojnë raportin e dëmeve në Qeverinë e Kosovës.