Fjalë Kyçe

Abrashi: LDK ka plan 1miliard eurosh nëse krijon Qeverinë

Abrashi: LDK ka plan 1miliard eurosh nëse krijon Qeverinë

I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, aktualisht është duke prezantuar planin qeverisës deputetëve të partisë së tij.

Arban Abrashi, deputet nga LDK ka dalë para mediave  ku tha se partia e tyre ka plan 1 miliard euro nëse krijojnë qeverinë.

“Z.Hoti na ka shpjeguar deputetëve planin për 1 miliard euro. 180 milionë do të merren gjatë rishikimit të buxhetit, nga FMB, nga BB por edhe nga nga AKP, fonde që mund të merren shumë shpejt. Nuk dyshojmë në planin për 1 miliard eurot. Nga vijnë dhe ku do të shpërndahen, është një plan i moderuar që do të përkrahë bizneset e vogla deri tek ato të medha që të parandalojmë falimentimin e bizneseve”, tha Abrashi, shkruan Reporteri.net.

I pyetur se a është ky një presion mbi Gjykatën Kushtetuese, ai e mohoi këtë.

“Se shoh si presion, thjesht po punojmë që të mos e humbim asnjë ditë të vlefshme në aspektin ekonomik”, tha Abrashi.