Fjalë Kyçe

Deputeti i AAK-së: Të hapen xhamitë, për faljen e Bajramit të shfrytëzohen edhe kishat

Deputeti i AAK-së: Të hapen xhamitë, për faljen e Bajramit të shfrytëzohen edhe kishat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazemend Syla, ka kërkuar nga qeveria që në planin e hapjes së ekonomisë e institucioneve, të përfshihet edhe hapja e objekteve fetare.

Syla, ka thënë se Festa e Bajramit, që do të festohet të dielën, duhet të falet aty ku është vendi.

Deputeti ka propozuar që xhamitë të hapen duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, ndërkohë që ka propozuar që për faljen e Bajramit të shfrytëzohen edhe kishat.

“Plani i hapjes duhet të ndryshojë dhe duhet të përfshijë edhe hapjen e objekteve fetare sa më parë. Festa e Bajramit duhet të falet aty ku e ka vendin: në objekte fetare me kujdes e rregulla për shkak të pandemisë. Në këtë kuptim, edhe Kishat Katolike mund të shfrytëzohen. Vëllëzërit tonë katolik nuk kanë as edhe një problem me këtë”, ka shkruar Syla.