Fjalë Kyçe

Ambasada amerikane në Prishtinë ka një njoftim me rendësi rreth vizave

Ambasada amerikane në Prishtinë ka një njoftim me rendësi rreth vizave

Kur të gjitha shtete mbyllen kufijtë edhe shërbimet konsullore u ndalen. Në këtë drejtim, kosovarët nuk mund të aplikonin për viza të Evropës dhe as të Amerikës, shkruan Reporteri.

Ambasada Amerikanë në Prishtinë ka dalë me në një njoftim se shërbimi i aplikimit për viza nuk do të jetë ende i hapur. Në një njoftim, ata kanë bërë me dije se së shpejti do të hapen shërbimet konsullore.

Sipas tyre, vizat që janë valide mbeten të tilla, por nuk do të thotë se përjashtohen nga kufizime karshi pandemisë.

Ambasada ka dhënë edhe disa numra për të gjithë shtetasit e saj që kanë nevojë për përgjigje rreth vizave apo çështjeve tjera konsullore të thërrasin në numrat e tyre të vënë në dispozicion.

“Në përgjigje të pandemisë COVID-19, shërbimet e vizave mbeten të pezulluara përkohësisht në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat e Sh.B.A. Ambasada e Sh.B.A në Prishtinë do të rifillojë shërbimet e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, por ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë një datë specifike në këtë kohë.

Vizat që aktualisht janë të vlefshme, mbeten të vlefshme, megjithatë udhëtarët mund të jenë subjekt i kufizimeve të hyrjes në varësi të rrugës së tyre të udhëtimit (përfshirë tranzitin e Zonës Shengen). Shikoni travel.state.gov për më shumë informacion.

Ambasada e Sh.B.A në Prishtinë do të vazhdojë të ofrojë shërbime urgjente të vizave. Aplikantët që kanë një çështje urgjente dhe kanë nevojë të udhëtojnë menjëherë duhet të ndjekin udhëzimet e dhëna në faqen e internetit të Ambasadës për të kërkuar një takim urgjent: https://xk.usembassy.gov/visas/”, shkruan Ambasada në njoftimin e saj.