Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, bashkë me gruan e tij, Alison, kanë biseduar me disa nga udhëheqësit e komunitetit mysliman në Kosovë.
Ata thanë se kanë pasë një bisedë të këndshme me ta për përballjen e myslimanëve me pandeminë gjatë Ramazanit.
Çifti amerikan i kanë uruar myslimanët kosovarë për muajin e Ramazanit përmes një postimi në Tëitter duke publikuar fotografi nga komunikimi në distancë që kanë pasë me dy gratë myslimane.
“Alison dhe unë shijuam një diskutim të këndshëm me drejtuesit e komunitetit mysliman se si t’i bëjmë bashkë familjet dhe komunitetet në përballjen me Covid-19”.
Ramadan kareem! Alison and I enjoyed a lively discussion with Muslim community leaders today about how to bring families and communities together in the face of #COVID19. pic.twitter.com/r5KdEmbjz0
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 20, 2020