Fjalë Kyçe

Vdes policja e Kosovës në Lipjan, e ndjera varroset sot

Vdes policja e Kosovës në Lipjan, e ndjera varroset sot

Oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Floreta Bytyqi, ka vdekur gjatë ditës së djeshme pas një sëmundje të shkurtër.

Kjo u konfirmua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi ku shprehen edhe ngushëllime.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkpuntores tonë, Floreta Bytyqi. Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Qylagë të Lipjanit, ku do të marrin pjesë vetëm rrethi i saj i ngushtë, për shkak të pandemisë.