Fjalë Kyçe

Krasniqi: Mos të befasohemi nëse kemi raste të reja me koronavirus, pandemia nuk përfundon menjëherë

Krasniqi: Mos të befasohemi nëse kemi raste të reja me koronavirus, pandemia nuk përfundon menjëherë

Një ditë pas publikimit të rezultatit ku asnjë rast pozitiv me koronavirus nuk u regjistrua, infektologu kosovar, Valbon Krasniqi ka thënë se nuk duhet të befasohemi nëse shënohen raste pozitive, pasi që pandemia Covid-19 nuk përfundon menjëherë.

Krasniqi për këtë ecuri normale të pandemisë thotë se në ditët në vijim mund të presim raste të reja me koronavirus, por që thekson se po shkojmë drejt fundit të pandemisë.

“Për herë të parë që nga 13 marsi, në ditën e 73-të nuk kishim asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. E kemi pritur ne si infektologë, ka më shumë se tri javë kur kemi numër të vogël të rasteve, mendojmë se është një ecuri normale e pandemisë, asnjë pandemi nuk do të përfundojë menjëherë, por do të kemi herë pas here numër të rasteve. Ne mendojmë se po shkojmë drejt fundit të pandemisë”, tha Krasniqi për Gazetën Express.

“Nuk duhet të befasohemi nëse edhe në ditët në vijim mund të kemi raste të reja pozitive sepse është e pritshme dhe normale për pandemitë që kanë karakter të tillë. Situata është e menaxhueshme, vetëm me kapacitetet e Klinikës Infektive kemi arritur t’i trajtojmë të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë të shtrihen në klinikë”, deklaroi tutje ai.