Fjalë Kyçe

Nga nëntë të prekur me koronavirus, dy në gjendje të rëndë

Nga nëntë të prekur me koronavirus, dy në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë të prekur me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar nëntë pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit, pesë prej tyre janë në gjendje stabile, dy janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse dy të tjerë janë në repartin e Mjekimit Intensiv dhe janë në gjendje të rëndë.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 38 persona të prekur me koronavirus, 30 kanë ndërruar jetë të cilët përveç koronavirusit vuanin edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa 791 kanë arritur që të shërohen plotësisht.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.