Fjalë Kyçe

Kurti: Pres që gjykata të bëj interpretim të Kushtetutës dhe jo shkrim të saj

Kurti: Pres që gjykata të bëj interpretim të Kushtetutës dhe jo shkrim të saj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Na ndajnë edhe pak ditë nga afati i kthimit të përgjigjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër i vendit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi.

E në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka folur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se pret që kjo gjykatë të bëj interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe jo siç deklaroi ai, shkrimin e saj, raporton lajmi.net.

“Së pari unë nuk mund të përflasë atë që po përflitet së dyti këtu kur u takova me vullnetarët ma kishin përzgjedhur karrigen më të mirë, jo vetëm se kjo nuk varet nga Gjykata, duhet ta presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të flasim. Unë pres nga Gjykata Kushtetuese në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës së Kosovës që do të bëj interpretim  Kushtetutës e jo shkrim të saj. As presidenti, as kryeministri, as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën. Ne duhet ta respektojmë dhe zbatojmë atë. Gjykata Kushtetuese edhe ta interpretojë atë. Mirëpo, ndryshim të Kushtetutës, plotësim, shkrim të kushtetutës mund të bëjmë vetëm me amendamente parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas vizitës së tij në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është kthyer në karantinë.