Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa civile, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë zyrtarët policor dhe autoambulanca.
Mësohet se në këtë aksident ka persona të lënduar ndërsa policia ndodhet ende në vendin e aksidentit.