Fjalë Kyçe

Kjo është motra e deputetes së PDK-së që u shkarkua nga posti i drejtoreshës

Kjo është motra e deputetes së PDK-së që u shkarkua nga posti i drejtoreshës

Bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së nga Skenderaj dhe motër e ish-deputetës së PDK-së nga Vushtrria,shkarkohet nga pozita e drejtoreshës në Postë.

Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar sot Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.

Izmaku Rama është bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së, Rafet Rama, i cili më 2016 ishte kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të vendit.

Ajo po ashtu është motra e ish-deputetes Xhevahire Izmaku. Koha raporton se ajo është shkarkuar për shkak të shkeljeve në vendin e punës dhe për nepotizëm.

Ndër arsyet e shkarkimit, thuhet se janë gjetjet e Auditorit për shkeljet e bëra gjatë menaxhimit të saj me Burimet Njerëzore në këtë ndërmarrje.