Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, theksohet në raport.

Ndërkohë me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.