Fjalë Kyçe

Zhduket një i mitur në Prishtinë, u largua nga strehimorja

Zhduket një i mitur në Prishtinë, u largua nga strehimorja

Një djalë i mitur është larguar nga strehimorja në Prishtinë ku ishte duke qëndruar.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës, në rrugën “Rexhep Shema” në Prishtinë, ka njoftuar policia.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar (i mitur) është larguar nga strehimorja dhe nuk është kthyer më”, theksohet në raportin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.