Presidenti Hashim Thaçi, dje gjatë ditës reagoi se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Von Cramon në një postim në Tëitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.
“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo.
https://twitter.com/ViolavonCramon/status/1265545809631870977?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1265545809631870977%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button