Fjalë Kyçe

41 përqind e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15 përqind morën para borxh

41 përqind e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15 përqind morën para borxh

65.9 për qind e të të anketuarve nga UNDP-ja kanë thënë se pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike. Si strategji për të përballuar ndikimin e koronavirusit, 41 për qind e tyre kanë thënë se kanë zvogëluar konsumin e 15 për qind se kanë marrë para borxh.

40.7 për qind e qytetarëve të anketuar nga UNDP-ja, në një anketë të fundit, kanë thënë se pandemia ka pasur ndikim në shëndetin fizik, e 59 për qind se ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor.

Sipas anketës, mirëqenia ekonomike e grave (68.4%) u prek më shumë se ajo e burrave (63.6%). Gratë u prekën më shumë sa i përket shëndetit mendor me 60.9%, për dallim nga burrat prej të cilëve 57 për qind thanë se pandemia ka pasur ndikim negativ në shëndetin mendor të tyre. Ndikimi negativ i COVID-19 ka qenë në shkallë rreth 40 për qind për të dy gjinitë në aspektin e shëndetit fizik.

Si strategji kryesore për të përballuar pandeminë ishte zvogëlimi i konsumit (41%) e borxhi (15.3%). Ndërsa 14.1 për qind e të anketuarve kanë thënë se vazhduan të punonin për të përballuar këtë problem. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë s’kanë treguar dallime të mëdha lidhur me strategjitë e përdorura për të përballuar ndikimin e koronavirusit