Fjalë Kyçe

15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Mes tyre, 2 janë personel shëndetësor.

Nga këto, 11 janë në Tiranë 3 në Krujë, dhe 1 në Kamëz. në total numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë është 1136, ndërsa të shëruar janë 872.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale 16175
Testime molekulare 14723
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1136
Raste të shëruara 872
Raste Aktive 232
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 148
Durrës 27
Krujë 17
Shkodër 10
Kamëz 10
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1.