Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se me që Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë.
“Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste”.
“Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqipërinë, e janë afruar me fqinjët tjerë”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.