DFB do të shqyrtojë dedikimet e Jadon Sancho, Marcus Thuram dhe Weston McKennie që i bën George Floyd gjatë ndeshjeve të Bundesligës në fundjavë.
Pasi shënoi të parin nga tre golat e tij ndaj Paderbornit të dielën, Sancho zbuloi një bluzë që mban mesazhin e shkruar me dorë “Drejtësi për George Floyd”, ndërsa bashkëlojtari i tij Achraf Hakimi bëri të njëjtën gjë.
Mesazhi i Sancho ishte pas veprimit të Thuram i cili qëndroi në gju pasi shënoi për Borussia Monchengladbach kundër Union Berlin, ndërsa amerikani i Schalke, McKennie veshi një fanellë ku shkruhej “Drejtësi për George Floyd”, përcjell lajmi.net.
Floyd ishte vrarë nga policia në Minesota javën e kaluar, duke shkaktuar protesta në shkallë të gjerë dhe trazirat në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i komitetit të kontrollit të DFB-së Anton Nachreiner tani ka konfirmuar që festimet duhen parë, duke thënë: “Trupi i kontrollit i DFB do të marrë pjesë në këtë çështje në ditët e ardhshme dhe do të shqyrtojë rrethanat e çështjes”.
Sipas rregulloreve të DFB-së, deklarata të tilla janë të ndaluara.