Fjalë Kyçe

A po synon LDK që sërish të ketë presidentin në koalicionin e ri? Përgjigjet Gashi

A po synon LDK që sërish të ketë presidentin në koalicionin e ri? Përgjigjet Gashi

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që seanca e Parlamentit të Kosovës për votimin e Qeverisë Hoti do të mbahet nesër, para mediave u deklarua shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Përpos që deklaroi se është i bindur që LDK ka votat e mjaftueshme për votimin e kësaj qeverie, Gashi tha se të gjitha marrëveshjet tashmë janë përmbyllur.

Gashi u pyet nga gazetarët nëse si LDK synojnë që në koalicionin e ri të kenë pikërisht të drejtën për propozim dhe zgjedhje të presidentit të Kosovës, Gashi u shpreh pozitiv edhe në këtë pikë.

Në pyetjen se a synon LDK presidentin edhe në këtë qeverisje të re, Gashi tha se LDK  është parti serioze, partia më e madhe e koalicionit dhe do të jetë faktori kryesor në këtë proces.