Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, tha se bojkotimi i bashkërenditur mes kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrit Albin Kurti, nuk iu bëri punë.
Sipas Mustafës, Osmani iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës.
Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.
“Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve”.
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2960626890670195