Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pasi ka publikuar një fotografi me të, ka bërë thirrje që kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë duhet të hapen tërësisht.
“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.