Fjalë Kyçe

Hellas Verona ia cakton çmimin Marash Kumbullës

Hellas Verona ia cakton çmimin Marash Kumbullës

Hellas Verona besohet se do kërkoj 35 milionë euro për shitjen e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbullës.

Kumbulla vazhdon të jetë njër nga futbollistët shqiptar më të kërkuar në tregun e transferimeve, me skuadrat e mëdha europiane që kanë shprehur interesim për të.

Sipas asaj që shkruan Gianluca Di Marzio, Hellas Verona do kërkoj 35 milionë euro për ta lënë të lirë qendër mbrojtësin 20 vjeçar.

28 milionë euro thuhet se do i kërkojnë si para të gatshme, kurse 7 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Marash Kumbulla vazhdon të jetë në radarin të skuadrave nga Premier Liga, si Chelsea, Manchester United, Everton e Tottenham Hotspur. Gjithashtu, për të interesim kanë shprehur edhe Interi, Napoli, Fiorentina e Lazio.

Për reprezentuesin shqiptar interesim kanë shprehur edhe skuadrat gjermane, Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt.

Marash Kumbulla ka kontratë të vlefshme me Hellas Veronën deri më 2022.