Fjalë Kyçe

U tha se vdiq sot nga koronavirusi, Klinika Infektive sqaron rastin e 74-vjeçares

U tha se vdiq sot nga koronavirusi, Klinika Infektive sqaron rastin e 74-vjeçares

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), sqaron se informatat e publikuara sot në disa portale, se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy pacientë me Covid-19, nuk janë të vërteta.

Klinika Infektive e QKUK-së, njofton se asnjë nga pacientët me COVID-19 nuk ka vdekur në këtë klinikë dhe informatat e publikuara pa verifikim paraprak nga klinika nuk qëndrojnë.

Pacientja 74-vjeçare, e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, që do të thotë se ka qenë e shëruar nga COVID-19, por ka vazhduar mjekimin pasi që ka pasur probleme të tjera shëndetësore.