Fjalë Kyçe

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka riaktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar.

Ky vendim i Veliut ka që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid-19.

“Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës”, njofton komunikata e Ministrisë së Punëve të Brendshme përcjell Klan Kosova.

Me këtë rast me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020.