Fjalë Kyçe

Izolimi i 63 punëtorëve të KEK-ut nuk do të ndikojë në furnizimin me rrymë

Izolimi i 63 punëtorëve të KEK-ut nuk do të ndikojë në furnizimin me rrymë

Korporata Energjetike aktualisht po funksionon me 63 punëtorë më pak.

Ata janë vetizoluar, pasi kishin pasur kontakte me 9 punëtorë që ishin konfirmuar se janë infektuar me COVID-19.

Megjithatë, zvogëlimi i numrit të punëtorëve, sipas zëdhënësit të KEK-ut, Skender Bucolli, nuk do të ndikojë në punë dhe furnizimin me energji dhe sipas tij, situata është e menaxhueshme.

Infektimi i kolegëve të tyre me COVID-19, sipas punëtorëve të kësaj korporate, nuk ka ndikuar në punën e përditshme të tyre.