Fjalë Kyçe

Osmani flet për dyshimet që fshihen pas kontratave sekrete të institucioneve

Osmani flet për dyshimet që fshihen pas kontratave sekrete të institucioneve

Auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani, ka thënë se ka një trend në rritje të klasifikimit të kontratave që lidhen nga institucionet si sekrete ose edhe top-sekrete.

Ai, në një intervistë në emisionin “Raport”, ka thënë se për auditimin e këtyre kontratave, ka një procedurë të veçantë.

Por e keqja nuk është kjo. Sipas tij, ka ndodhur që këto kontrata të klasifikuara si të tilla, më vonë kanë dalë të jenë të zakonshme. Kjo ka ngjallur dyshimet për keqpërdorime të parasë publike.

Ai tha se kjo nuk bëhet për t’i ikur vetëm Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Bëhet për t’i ikur edhe publikut, edhe mediave. Ka raste kur është interes shtetëror, ka ligj të veçantë për këtë. Ajo që ne shohim, duke pasur qasje në ‘free balance’ kemi kontrata që janë klasifikuar si sekrete dhe më pas shohim se bëhet fjalë për mallra shërbime, të cilat janë ordinere, mund të jenë zakonshme dhe aplikohen edhe në institucione tjera me konkurrrencë të plotë”, ka thënë ai.

Osmani ka shtuar se për auditimin e këtyre kontratave duhet të kryhen disa procedura të veçanta me Agjencinë e Inteligjencës.

“Po punojmë që një grupi tonë t’i mundësohet auditimi për këto kontrata”, ka shtuar ai