Fjalë Kyçe

Komuna që kishte dy viktima të koronavirusit, ka një muaj pa raste të reja

Komuna që kishte dy viktima të koronavirusit, ka një muaj pa raste të reja

Komuna e Pejës ka një muaj që nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus.

Deri tani në Kosovë janë testuar mbi 17 mijë persona, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 298 persona, me gjithsej 31 raste të vdekjes.

Po ashtu, Komuna e Pejës nuk ka asnjë rast aktiv, përderisa ka shënuar gjithsej 74 raste me koronavirus, ndërsa dy prej tyre kanë vdekur.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 280 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej tyre, 29 kanë rezultuar pozitive për COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec.